RREGULLORE E KATEGORIVE NE KENGA MAGJIKE
 
 
Netet Finale te Festivalit Kenga Magjike 2016 do te zhvillohen ne datat:
7 Dhjetor – Nata 1 GjysemFinale
8 Dhjetor – Nata 2 GjysemFinale
10 Dhjetor – Nata Finale
 
Kategoria “Te Kualifikuarit”

1. Produksioni i Festivalit Kenga Magjike, do te zgjedhe kenget e kategorise “Te Kualifikuarit” te cilat do te kalojne ne Netet GjysemFinale. Shpallja e tyre do te behet ne daten 4 Dhjetor ne programin “E Diela Shqiptare”. Kengetaret e kesaj kategorie votojne kenget qe do te shkojne ne Naten Finale.
2. Produksioni i Festivalit Kenga Magjike, ka te drejten te zgjedhe nje nga kenget e Edicionit 2016 per ta kaluar ne Naten Finale duke e futur emrin ne nje zarf ne perfundim te Nates 2. Pas kesaj fillojne votimet, ne mengjesin e dites se premte – 9 Dhjetor.
 
Kategoria “New Artist”

1. Kategoria “New Artist”, perfundon paraqitjen e kengeve ne daten 27 Nentor ne programin “E Diela Shqiptare” dhe po ate dite, Juria e kesaj kategorie, do te shpalle artistet te cilet do te kalojne ne mbremjet GjysemFinale.
2. Ne Naten GjysemFinale 1 dhe Naten GjysemFinale 2  artistet e Kategorise “New Artist” do te vleresohen perseri nga Juria, e njejta e fazes se pare. Kjo Juri vendos se cilat nga kenget, kalojne ne statusin “Te Kualifikuarit” per kete vit.
3. Duke fituar kete status, artistet e rinj kane te drejte te votojne dhe te votohen per ne Naten Finale
4. Pavaresisht votimeve te vete artisteve, Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte te kaloje ne Naten Finale, vetem nje nga artistet e Kategorise “New Artist”. Emri i saj/i tij/i tyre/ vendoset ne nje zarf ne fund te Nates GjysemFinale 2 dhe deklarohet vetem ne Naten Finale.
5. Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte t’u jape artisteve te rinj, statusin e perhershem e kalimit ne Kategorine “Te Kualifikuarit” edhe ne rastin kur nuk votohet nga koleget artiste. Kjo nese ndodh, do te deklarohet ne Naten Finale.
6. Nese nje artist i ri, kalon nga Juria te drejten e votimit dhe duke u votuar eshte i renditur mes vendit 21 – 25 ne klasifikim, per 2 edicione rresht, atehere automatikisht fiton statusin e “Te Kualifikuarit”.
 
Artistet Finaliste

1. Ne naten Finale do te interperetohen 20 kenge, te votuar nga vete artistet, sipas rregullores.
2. Nese artistet votues do te kalojne ne Naten Finale edhe emrin e Artistit te zgjedhur nga Produksioni, si edhe artistin e zgjedhur nga Juria e Kategorise “New Artist”, atehere respektohen 20 Kenget Finaliste te votuara nga artistet. Ne rast te kundert do te jene 18 ose 19 te votuara prej tyre, ne varesi se cilin nga 2 artistet nuk kane votuar per ne Naten Finale.
 
 
 
 
Extra
  Rregullat e kategorive!
  Mbeshtesin festivalin
     
 
  Rregullat e pjesemarrjes!
  Galeria
     
 
Sondazh
Cfare do t'ju pelqente te gjenit ne faqen ne internet te "Kenga Magjike"?
 
Me shume foto
Me shume video
Pak Gossip
Eventet e Kengetareve
 
 
 
 
Copyright © 2013 - Kenga Magjike. All Rights Reserved.  
Created by IMPULS