Festivali Kenga Magjike 2017
Rregullat e pjesemarrjes
 
 
1. Kenget duhet te jene origjinale, te padegjuara me pare dhe te krijuara enkas per “Kenga Magjike 2017”.
 
2. Kenget e paraqitura në “Kenga Magjike 2017” nuk duhet të jenë te gjata më shume se 3 minuta e 45 sekonda.
 
3. Datat e pranimit te kengeve jane 4 dhe 5 Shtator 2017, vetem prane TV Klan – Shqiperi dhe jo me poste elektronike.
 
4. Ne festivalin Kenga Magjike, mosha e artisteve interpretues eshte 16 - 60 vjec.
 
5. Ne Festivalin “Kenga Magjike 2017”, artistet interpertues kendojne “Live„ mbi bazen orkestrale te regjistruar me pare. Ne bazen orkestrale lejohen vetem zerat shoqerues (backvocals) dhe jo ze solistik.
 
6. Te drejtat e kengeve per botim dhe publikim, me perjashtim te kanaleve ne Youtube dhe iTunes, jane e drejte ekskluzive e Producentit te Festivalit Kenga Magjike, pa cenuar te drejten e Autorit dhe interpretuesit qe u mbeten autoreve pjesemarres dhe interpretuesit ne gare.
 
7. Kenget pjesemarrese ne “Kenga Magjike 2017” u nenshtrohen kontrates se bashkepunimit mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres, qe kane te drejta te firmosin mbi pronesine e kenges, ose ne emer te producenteve te tyre.
 
8. U sugjerojme artisteve pjesemarres qe nuk kane eksperience te
meparshme ne Festival, ose artisteve te cilet jane te lidhur tashme me
producente dhe kane nenshkruar kontrata me ta, te njihen me pare me kontraten mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres
per te mos nisur nje pune, e cila mund te mbetet ne mes te rruges, per shkaqe te mos njohjes se pikave te kontrates se bashkepunimit. Kontraten e bashkepunimit ja u veme ne dispozicion me paraqitjen tuaj ne zyrat e Produksionit te Kenga Magjike, ne Tv Klan (Shqiperi) nga dita e marte e cdo jave deri diten e enjte, ora 11.00 – 13.00 deri ne daten 24 Qershor 2017.
 
9. Kenget duhet te jene te paraqitura ne Compact Disc, si produksion i perfunduar, shoqeruar nga teksti perkates dhe baza e tyre orkestrale
 
10. Artistet e rinj apo grupet qe nuk kane marre pjese me pare ne kete eveniment, duhet t’i beshkengjitin kenges se tyre edhe nje foto.
 
11. Kenget e paraqitura ne CD mbeten prove dokumentare e organizatoreve te festivalit dhe nuk u kthehen artisteve.
 
12. Kenget qe nuk seleksionohen ne festival mbeten te lira per t’u shfrytezuar nga ana e artisteve.
 
13. Nje interpretues ka te drejte te interpretoje vetem nje kenge ne Festival.
 
14. Studiot e prodhimit dhe autoret jane te lire te paraqesin kenge pa limit ne Festivalin “Kenga Magjike 2017”.
 
15. Kenget e pranuara do te paraqiten ne fazen e pare ne programin “E diela Shqiptare„ – sezoni: Shtator – Dhjetor 2017. Kenget e kualifikuara, me pas paraqiten ne fazen e dyte: ne netet finale te Kenga Magjike
 
16. Artistet interpretues jane ne dispozicion te datave qe i komunikon produksioni televiziv per interpretimin e kenges ne nje nga te dielat e fazes se pare qe nga data 17 shtator – 03 Dhjetor 2017, si dhe ne netet finale ne rast kualifikimi, perfshire ditet e provave.
 
17. Në “Kenga Magjike 2017” votimi i kengeve per ne naten finale do te behet sipas tradites. Ai do te jete i hapur, kengetaret do t’i deklarojne vete votat e tyre.
 
18. Produksioni i Festivalit, per artistet qe jetojne jashte kufijve tokesore te Shqiperise, u merr persiper shpenzimet e qendrimit dhe ushqimit ne Tirane, vetem per ditet e komunikuara nga produksioni, ku artisti duhet te paraqitet per fazen e pare dhe ne rast kualifikimi ne te dyten. Produksioni i Festivalit nuk merr persiper asnje shpenzim, pervec artistit titullar qe interpreton kengen.
 
 
 
Extra
  Rregullat e kategorive!
  Mbeshtesin festivalin
     
 
  Rregullat e pjesemarrjes!
  Galeria
     
 
Sondazh
Cfare do t'ju pelqente te gjenit ne faqen ne internet te "Kenga Magjike"?
 
Me shume foto
Me shume video
Pak Gossip
Eventet e Kengetareve
 
 
 
 
Copyright © 2013 - Kenga Magjike. All Rights Reserved.  
Created by IMPULS