Rregulla te pjesemarrjes ne Festivalin Kenga Magjike 2019

Rregulla te pjesemarrjes ne Festivalin Kenga Magjike 2019

Rregulla te pjesemarrjes ne Festivalin Kenga Magjike 2019

  1. Kenget duhet te jene origjinale, te padegjuara me pare dhe te krijuara enkas per “Kenga Magjike 2019”.
  2. Kenget e paraqitura në “Kenga Magjike 2019” nuk duhet të jenë te gjata më shume se 3 minuta e 45 sekonda.
  3. Datat e pranimit te kengeve jane 2 dhe 3 Shtator 2019, vetem prane TV Klan – Shqiperi dhe jo me poste elektronike.
  4. Ne festivalin Kenga Magjike, mosha e artisteve interpretues eshte deri 65 vjec.
  5. Ne Festivalin “Kenga Magjike 2019”, artistet interpertues kendojne “Live„ ne te dyja fazat e festivalit. “E Diela Shqiptare” dhe “Netet Finale” ne Pallat te Koncerteve mbi bazen orkestrale te regjistruar me pare. Ne bazen orkestrale lejohen vetem zerat shoqerues (backvocals) dhe jo linja vokale e zerit solistik.
  6. Te drejtat e kengeve per botim në cd, me perjashtim te kanaleve ne Youtube, iTunes dhe CD të vetë artistit, jane e drejte ekskluzive e Producentit te Festivalit Kenga Magjike, pa cenuar te drejten e Autorit dhe interpretuesit qe u mbeten autoreve pjesemarres dhe interpretuesit ne gare.
  7. Kenget pjesemarrese ne “Kenga Magjike 2019” u nenshtrohen kontrates se bashkepunimit mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres, qe kane te drejta te firmosin mbi pronesine e kenges, ose ne emer te producenteve te tyre.
  8. U sugjerojme artisteve pjesemarres qe nuk kane eksperience te meparshme ne Festival, ose artisteve te cilet jane te lidhur tashme me producente dhe kane nenshkruar kontrata me ta, te njihen me pare me kontraten mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres per te mos nisur nje pune, e cila mund te mbetet ne mes te rruges, per shkaqe te mos njohjes se pikave te kontrates se bashkepunimit. Kontraten e bashkepunimit ja u veme ne dispozicion me paraqitjen tuaj ne zyrat e Produksionit te Kenga Magjike, ne Tv Klan (Shqiperi) nga dita e marte e cdo jave deri diten e enjte, ora 11.00 – 13.00 deri ne daten 30 Qershor 2019.
  9. Kenget duhet te jene te paraqitura ne Compact Disc, si produksion i perfunduar, shoqeruar nga teksti perkates dhe baza e tyre orkestrale.
  10. Artistet e rinj apo grupet qe nuk kane marre pjese me pare ne kete eveniment, duhet t’i beshkengjitin kenges se tyre edhe nje foto.
  11. Kenget e paraqitura, te plota dhe orkestarle, mbeten prove dokumentare e organizatoreve te festivalit dhe nuk u kthehen artisteve.
  12. Kenget qe nuk seleksionohen ne festival mbeten te lira per t’u shfrytezuar nga ana e artisteve.
  13. Nje interpretues ka te drejte te interpretoje vetem nje kenge ne Festival.
  14. Studiot e prodhimit dhe autoret jane te lire te paraqesin kenge pa limit ne Festivalin “Kenga Magjike 2019”.
  15. Kenget e pranuara do te paraqiten ne fazen e pare ne programin “E diela Shqiptare„ – sezoni: Shtator – Dhjetor 2019. Kenget e kualifikuara, me pas paraqiten ne fazen e dyte: ne netet finale te Kenga Magjike: 4, 5 dhe 7 Dhjetor 2019
  16. Artistet interpretues jane ne dispozicion te datave qe i komunikon produksioni televiziv per interpretimin e kenges ne nje nga te dielat e fazes se pare qe nga data 22 Shtator – 01 Dhjetor 2019, si dhe ne netet finale ne rast kualifikimi, perfshire ditet e provave.
  17. Në “Kenga Magjike 2019” votimi i kengeve per ne naten finale do te behet sipas tradites. Ai do te jete i hapur, kengetaret do t’i deklarojne vete votat e tyre. Votimit te artisteve, do t’i shtohet votimi ne internet si dhe votimi i jurise se Festivalit. Per ne fazen GjysmeFinale, limiti i kengeve percaktohet duke marre per baze votimet brenda 7 diteve nga dita e kenges se paraqitur.
  18. Produksioni i Festivalit, per artistet qe jetojne jashte kufijve tokesore te Shqiperise, merr persiper shpenzimet e qendrimit dhe ushqimit ne Tirane, vetem per ditet e komunikuara nga produksioni, ku artisti duhet te paraqitet per fazen e pare dhe ne rast kualifikimi – ne te dyten. Produksioni i Festivalit nuk merr persiper asnje shpenzim tjeter, pervec artistit titullar qe interpreton kengen.
  19. Ne Kenga Magjike, nuk pranohen artiste te cilet shkelin qofte edhe nje nga pikat e rregullores se Festivalit.



RREGULLORE E KATEGORIVE NE KENGA MAGJIKE


Kategoria “Big”

  1. Ne kategorine “Big” bejne pjese artistet qe kane kenduar ne kete kategori ne netet finale dhe gjysemfinale te Festivalit Kenga Magjike nga Edicioni 1999 deri 2018.
  2. Ne kategorine “Big” bejne pjese vetem fituesit e vendit te pare ne: “Top Fest”, “X Factor” dhe “The Voice”.
  3. Ne kategorine “Big” bejne pjese vetem fituesit e 3 çmimeve te para te Fest RTSH.
  4. Ne kategorine “Big”, Produksioni ne baze te nje Komisioni qe therret, mund te marre ne konsiderate kengetaret te cilet kane mbi 10 milion klikime ne kenget e tyre ne YOUTUBE.
  5. Ne kategorine “Big” bejne pjese artistet te cilet Juria e kategorisë New Artist i kualifikon direkt ne kete kategori.
  6. Nese artistet e rinj, kane fituar apo fitojne per dy edicione festivali te drejten per te votuar ne netet gjysemfinale perkrah artisteve ‘’Big’’, ata kalojne automatikisht ne kategorine “Big” per Edicionin e rradhes dhe pergjithmone.
  7. Produksioni i Festivalit Kenga Magjike, zgjedh kenget e kategorise “Big” te cilat do te kalojne ne Fazen e Pare te Edicionit 2019 (Shtator – Dhjetor 2019) si edhe ne Netet Finale ne Pallatin e Koncerteve. Kengetaret e kesaj kategorie, ne fund, votojne kenget qe do te shkojne ne Naten Finale.
  8. Produksioni i Festivalit Kenga Magjike, ka te drejten fakultative te zgjedhe nje nga kenget e cdo Edicioni, per ta kaluar ne Naten Finale duke e futur emrin ne nje zarf ne perfundim te Nates 2.
  9. Ne kategorine “Big” bejne pjese te gjithe artistet e Kategorise New Artist, te cilet votohen nga koleget per te interpretuar ne Naten Finale.


Kategoria “New Artist”

  1. Ne kategorine “New Artist”, bejne pjese te gjithe artistet te cilet nuk plotesojne kushtet e pjesemarrjes ne Kategorine “Big”, por qe kane deshire te marrin pjese ne Kenga Magjike 2019.
  2. Kategoria “New Artist”, pas perzgjedhjes nga Stafi i Kenga Magjike 2019, paraqesin kenget perpara jurise ne Fazen e pare e cila zhvillohet brenda programit “E Diela Shqiptare”.
  3. Ne rast kualifilimi per me tej, Juria e kesaj kategorie, do te shpalle artistet te cilet do te kalojne ne mbremjet GjysemFinale.
  4. Ne Naten GjysemFinale 1 dhe Naten GjysemFinale 2 artistet e Kategorise “New Artist” do te vleresohen perseri nga Juria, e njejta e fazes se pare. Kjo Juri vendos se cilet artiste kane te drejte te votojne dhe te votohen per ne Naten Finale.
  5. Ne rast se nje artist i kategorise “New Artist”, e fiton 2 here statusin per te votuar, atehere ai automatikisht fiton pergjithmone statusin e kategorise “Big”.
  6. Pavaresisht votimeve te vete artisteve, Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte te kaloje ne Naten Finale, vetem nje nga artistet e Kategorise “New Artist”. Emri i saj/i tij/i tyre/ vendoset ne nje zarf ne fund te Nates GjysemFinale 2 dhe deklarohet vetem ne Naten Finale duke fituar Cmimin “Best New Artist”.
  7. Juria e Kategorise “New Artist”, ka te drejte t’u jape artisteve te rinj, statusin e perhershem e kalimit ne Kategorine “Big” edhe ne rastin kur nuk votohet nga koleget artiste. Kjo nese ndodh, do te deklarohet ne Naten Finale.
  8. Pas Festivalit “Kenga Magjike” duke pare votimet e artisteve dhe duke analizuar performancat ne skene, Produksioni i Fastivalit ka te drejte fakultative çdo vit te jape statusin “Big”, vetem per nje ose dy nga artistet e kategorise “New Artist”.
  9. Nese nje kengetar New Artist merr pjese ne duet apo trio me nje artist Big, pavaresisht nga kjo, kur ai te konkurroje ne edicionet pasardhese, ai do te jete serish ne kategorine New Artist deri ne nje vendimarrje te jurise.

Artistet Finaliste

  1. Ne naten Finale do te interperetohen 20 kenge, te votuar nga vete artistet, sipas rregullores.
  2. Nese artistet votues do te kalojne ne Naten Finale edhe emrin e Artistit te zgjedhur nga Produksioni, si edhe artistin e zgjedhur nga Juria e Kategorise “New Artist”, atehere respektohen 20 Kenget Finaliste te votuara nga artistet. Ne rast te kundert do te jene 18 ose 19 te votuara prej tyre, ne varesi se cilin nga 2 artistet nuk kane votuar per ne Naten Finale.

TË FUNDIT

Flori Mumajesi fitues i Kënga Magjike 2018!

Flori Mumajesi fitues i Kënga Magjike 2018!

Fifi dhe Mc Kresha betejë në skenë!

Fifi dhe Mc Kresha betejë në skenë!

Atmosferë serenatash në skenën e Këngës Magjike

Atmosferë serenatash në skenën e Këngës Magjike

Mishela Rrapo: Presidenti turk u përlot prej meje

Mishela Rrapo: Presidenti turk u përlot prej meje

Evi Reçi nuk dua binjake!!

Evi Reçi nuk dua binjake!!

Fifi, nje imituese perfekte!

Fifi, nje imituese perfekte!

Mishela Rrapo: Presidenti turk u përlot prej meje

Mishela Rrapo: Presidenti turk u përlot prej meje

Hera e pare e Mentor Haziri-t...Ja doli?!

Hera e pare e Mentor Haziri-t...Ja doli?!

Nje interviste

Nje interviste "horror" per David!

Te intervistohesh nga nje papagall!

Te intervistohesh nga nje papagall!