Rudina Delia ft. Kitio
  Temperaturë
 
Votoni per kete kenge:   Votimi per kete kengtar eshte mbyllur.
 
 
Teksti i kenges Autoret dhe historiku Galeria e artistit  
Rriedhe me prek me sy sa me fikson
Rreth e rrotull meje temperaturen con.

Pak e nga pak, pak e nga pak, zemra s’ka takat
Pak e nga pak ,pak e nga pak,po me ben shah mat.

Nana je nanna ja ,nana be my fire
Nana je nanna ja,nana be my desire
Nana be mine
Nana je nana ja , nana be my fire.

Rruga jote babe nuk ka kthim
Rro keshtu pas meje nuk ka shpetim

Pak e ngapak ,pak e nga pak zemra s’ka takat
Pak e ngapak ,pak e nga pak po me ben shah mat.
 
           
Na ndiq ne rrjetet sociale:
           
Extra
 
 
Lajme nga Artistet
“Burn” prezantohen për herë të parë me solistin e ri
 

Ata vazhdojnë të ruajnë të njëjtin stil muzike, por tashmë me një solist të ri. Kjo është dalja e parë e grupit në një event muzikor me Dinon, por djemtë janë të sigurt që  fansat e tyre vazhdojnë t’i ndjekin po njëlloj.

 
Kënga provokative e Lornës
 

Lorna vjen për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Selfie”. Këngëtarja e re, pjesemarrese ne “X Factor” tregon se ka vite që këndon live dhe e sheh këtë festival si një mënyrë e mirë promovimi. “Teksti  mund të merret si tekst i hapur sepse është edhe provokativ”- shprehet Lorna, e cila aktualisht vazhdon studimet për informatikë-ekonomi.

 
“Kenga Magjike,” sensibilizim për Ergestin e sëmurë
 

Një letër drejtuar producentit Ardit Gjebrea e ka njohur atë me historinë e Ergestit të vogël. Prej disa muajsh ai është diagnostikuar me leuçemi dhe familja e tij e ka të pamundur të ndjekë kurimin në Itali. Në këtë fazë të sëmundjes, mjekët shqiptarë nuk mund të marrin përsipër mjekimin dhe i kanë sugjeruar familjes kurim më të specializuar jashtë vendit. Në kushtet tejet të vështira ekonomike ku jeton familja e Kujtim Selimajt, kurimi i Ergestit është i pamundur. Në shenjë solidariteti, me qëllimin për t’i dhënë një ndihmë sado të vogël familjes së Ergestit, por mbi të gjitha për të sensibilizuar cilindo që mund të ofrojë ndihmë, artistët pjesëmarrës në javën e parë të festivalit, kanë bërë një vizitë në familjen e Ergestit duke i dhuruar njëkohësisht edhe biletat për kurimin e ardhshëm në Itali.

 
Ja këngëtarët që çelin javen e parë të festivalit
21 shtatori shënon zyrtarisht nisjen e festivalit “Kënga magjike 2014”, bashkë me programin e “Diela Shqiptare”. Artistë të afirmuar, por edhe të rinj, rryma moderne, risi në muzikën shqiptare priten edhe nga ky edicion. 

Ja cilët janë këngëtarët e javës së parë në këtë fazë të festivalit:
Lorna
Grupi “Burn”
Entela Zhula
Leart Ajeti
Julian Gjojdeshi

 
Besa: “Kenga Magjike”, nje gur i cmuar ne karrieren time muzikore
Nje artiste gjithmone ne ngjitje, me nje karriere muzikore te qendrueshme, Besa tregon se ky festival ka qene ogur dhe frymezim ne karrieren e saj. 

Teksa jemi ne pritje te festivalit “Kenga Magjike 2014”, ky event muzikor ka ende ne fuqi “mbretereshen” e trofeut te nje viti me pare. Nje artiste gjithmone ne ngjitje, me nje karriere muzikore te qendrueshme, Besa tregon se ky festival ka qene ogur dhe frymezim ne karrieren e saj.

Ke jetuar me shume emocion momentin, kur u shpalle fituese? Nuk e prisje, apo ndoshta nuk kishe besim ne menyren se si do te votonin koleget? 

E kam jetuar me emocion cdo etape te festivalit “Kenga Magjike” vitin e kaluar. Qe nga prezantimi i kenges deri ne finalen e triumfit. Kam mesuar nder vite t’i kursej pritshmerite ne gara, te fokusohem tek puna dhe kurimi me dashuri i cdo detaji. “Kenga Magjike” eshte nje gare e forte dhe e veshtire; ndaj dhe ja vlen! Lumturia ishte e amplifikuar edhe nga fakti, qe vleresimi erdhi nga koleget :)

Cfare impakti ka patur ne karrieren tende kupa e kenges magjike?

“Kenga Magjike” ka qene nje festival qe e kam dashur shume gjithnje. Te fitosh Kengen Magjike eshte nje arritje me peshe per nje artist; nje gur i cmuar ne karrieren time muzikore!

Kur do ta kemi Besen serish ne festival?

Shpresoj te qendroj larg per disa kohe.. (Qesh)

Pas klipeve dhe kengeve shume interesante, cfare projektesh presim ne vijim nga Besa?
Projekte te reja…Kam deshire te kem nje tjeter vit dinamik ne karriere.
Po punoj intensivisht per te sjelle projekte dhe produksione gjithnje e me te bukura. “Kenga Magjike” ka qene nje ogur i mbare per mua dhe frymezimin tim.. (Qesh)

 
Gaetano Castelli: “Kenga Magjike këtë vit fluturon”
“Kënga Magjike” këtë vit fluturon. Kështu shprehet mjeshtri italian i skenës, Gaetano Castelli duke iu referuar skenografisë së festivalit. 

“Kënga Magjike” këtë vit fluturon. Kështu shprehet mjeshtri italian i skenës, Gaetano Castelli duke iu referuar skenografisë së festivalit. Por ai është i kursyer në detaje duke dashur të ruajë surprizën, ndonëse bashkë me skuadrën e tij tashmë e kanë finalizuar projektin. Teksa flet për bashkëpunimin 6-vjeçar me festivalin “Kënga Magjike”, mjeshtri Castelli shton: “Gjithnjë e më shumë kemi ardhur duke u rritur, duke parë drejt së ardhmes”. Nisur nga ky pohim, duket se skenografia e këtij viti do të na sjellë vërtet surpriza, ndërsa mjeshtri i RAI-t shton me humor, se kolegët e tij italianë janë “ziliqarë” për këtë bashkëpunim të veçantë.

 
 
 
Degjo i pari kenget e festivalit duke shkarkuar aplikacionin tone mobile (Android).
 
  Mbeshtesin festivalin
     
 
  Galeria
     
 
 
 
Copyright © 2013 - Kenga Magjike. All Rights Reserved.  
Vizito faqet e sponsorave tane!
Created by IMPULS