Ksal
  Zemrën merr
 
Votoni per kete kenge:   Votimi per kete kengtar eshte mbyllur.
 
 
Teksti i kenges Autoret dhe historiku Galeria e artistit  
Kam dicka kur te shikoj
zemra rreh nuk e kuptoj
ndjenjen more ti
pa fjale...
Cdo sekond shum shpejt kalon
kur s'te kam prane me mungon
ndjenjen more ti
me fal...

Nje jete me ty me duket pafundsi
nje fryme te dy un dhe ti

Zemren merr mjafton vec nje frymarrje
zemren merr dhe jemi lart mbi re
Oqean pafund kaloj
per Ty, per Ne
Te zbuloj sekretin qe ti ke

Imazhin e kam kudo
un cdo dite e pikturoj
ne syte e mij
pa fjale...
Aroma jote mbi trupin tim
esht parfum nuk ka shterim
Prekjen tende ti
me fal...

Nje jete me ty me duket pafundsi
nje fryme te dy un dhe ti

Zemren merr mjafton vec nje frymarrje
zemren merr dhe jemi lart mbi re
Oqean pafund kaloj
per Ty, per Ne
Te zbuloj sekretin qe ti ke

Nje jete me ty me duket pafundsi
nje fryme te dy un dhe ti

Zemren merr mjafton vec nje frymarrje
Nje frymarrjeee
zemren merr dhe jemi lart mbi re
Lart mbi re
Oqean pafund kaloj
per Ty, per Ne
Per ty, Per ne
Te zbuloj sekretin qe ti ke
 
           
Na ndiq ne rrjetet sociale:
           
Extra
 
 
Lajme nga Artistet
Ja këngëtarët që çelin javen e parë të festivalit
21 shtatori shënon zyrtarisht nisjen e festivalit “Kënga magjike 2014”, bashkë me programin e “Diela Shqiptare”. Artistë të afirmuar, por edhe të rinj, rryma moderne, risi në muzikën shqiptare priten edhe nga ky edicion. 

Ja cilët janë këngëtarët e javës së parë në këtë fazë të festivalit:
Lorna
Grupi “Burn”
Entela Zhula
Leart Ajeti
Julian Gjojdeshi

 
Besa: “Kenga Magjike”, nje gur i cmuar ne karrieren time muzikore
Nje artiste gjithmone ne ngjitje, me nje karriere muzikore te qendrueshme, Besa tregon se ky festival ka qene ogur dhe frymezim ne karrieren e saj. 

Teksa jemi ne pritje te festivalit “Kenga Magjike 2014”, ky event muzikor ka ende ne fuqi “mbretereshen” e trofeut te nje viti me pare. Nje artiste gjithmone ne ngjitje, me nje karriere muzikore te qendrueshme, Besa tregon se ky festival ka qene ogur dhe frymezim ne karrieren e saj.

Ke jetuar me shume emocion momentin, kur u shpalle fituese? Nuk e prisje, apo ndoshta nuk kishe besim ne menyren se si do te votonin koleget? 

E kam jetuar me emocion cdo etape te festivalit “Kenga Magjike” vitin e kaluar. Qe nga prezantimi i kenges deri ne finalen e triumfit. Kam mesuar nder vite t’i kursej pritshmerite ne gara, te fokusohem tek puna dhe kurimi me dashuri i cdo detaji. “Kenga Magjike” eshte nje gare e forte dhe e veshtire; ndaj dhe ja vlen! Lumturia ishte e amplifikuar edhe nga fakti, qe vleresimi erdhi nga koleget :)

Cfare impakti ka patur ne karrieren tende kupa e kenges magjike?

“Kenga Magjike” ka qene nje festival qe e kam dashur shume gjithnje. Te fitosh Kengen Magjike eshte nje arritje me peshe per nje artist; nje gur i cmuar ne karrieren time muzikore!

Kur do ta kemi Besen serish ne festival?

Shpresoj te qendroj larg per disa kohe.. (Qesh)

Pas klipeve dhe kengeve shume interesante, cfare projektesh presim ne vijim nga Besa?
Projekte te reja…Kam deshire te kem nje tjeter vit dinamik ne karriere.
Po punoj intensivisht per te sjelle projekte dhe produksione gjithnje e me te bukura. “Kenga Magjike” ka qene nje ogur i mbare per mua dhe frymezimin tim.. (Qesh)

 
Gaetano Castelli: “Kenga Magjike këtë vit fluturon”
“Kënga Magjike” këtë vit fluturon. Kështu shprehet mjeshtri italian i skenës, Gaetano Castelli duke iu referuar skenografisë së festivalit. 

“Kënga Magjike” këtë vit fluturon. Kështu shprehet mjeshtri italian i skenës, Gaetano Castelli duke iu referuar skenografisë së festivalit. Por ai është i kursyer në detaje duke dashur të ruajë surprizën, ndonëse bashkë me skuadrën e tij tashmë e kanë finalizuar projektin. Teksa flet për bashkëpunimin 6-vjeçar me festivalin “Kënga Magjike”, mjeshtri Castelli shton: “Gjithnjë e më shumë kemi ardhur duke u rritur, duke parë drejt së ardhmes”. Nisur nga ky pohim, duket se skenografia e këtij viti do të na sjellë vërtet surpriza, ndërsa mjeshtri i RAI-t shton me humor, se kolegët e tij italianë janë “ziliqarë” për këtë bashkëpunim të veçantë.

 
 
 
Degjo i pari kenget e festivalit duke shkarkuar aplikacionin tone mobile (Android).
 
  Mbeshtesin festivalin
     
 
  Galeria
     
 
 
 
Copyright © 2013 - Kenga Magjike. All Rights Reserved.  
Vizito faqet e sponsorave tane!
Created by IMPULS