Histori ne 17 vite
Na ndiq ne rrjetet sociale:  
 
Kenga Magjike 1999
Viti 1999 shënoi edicionin e parë të Festivalit “Kënga Magjike”, i cili riktheu në skenë ikonat e muzikës shqiptare, por solli edhe shumë emra artistësh të rinj. Në skenë, prezantuesi Ardit Gjebrea u shoqërua nga dy miss-e, Valbona Selimllari dhe Venera Mustafa.
 
Kenga Magjike 2000
Në edicionin e tij të dytë, festivali vijon të sjellë në skenë artistë të afirmuar e krijues të rinj, nga Shqipëria dhe diaspora. Një surprizë i dedikohet “Bylbylit të Kosovës”, Nexhmije Pagarusha. Këtë radhë, në krah të prezantuesit Gjebrea, gjendet Sabine Blumayer.
 
Kenga Magjike 2001
Në vitin 2001, veç muzikës së larmishme dhe garës interesante, “Kënga Magjike” sjell në Shqipëri edhe një prezantuese energjike, si Natalia Estrada. Veç saj, Kristen Pizani dhe Brigitte Serveni janë bashkëprezantuese të festivalit.
 
Kenga Magjike 2002
Netët finale të festivalit “Kënga Magjike 2002” ngjisin në skenë 31 këngëtarë, të rrymave të ndryshme. Për të dytin vit radhazi, Natalia Estrada përcjell emocionet e këtij eventi.
 
Kenga Magjike 2003
Në vitin e tij të pestë, festivali “Kënga Magjike” i ka kaluar kufijtë, jo vetëm në pjesëmarrjen e artistëve, por edhe në transmetimin televiziv. Brigitte Nielsen është e zgjedhura e radhës si bashkëprezantuese.
 
Kenga Magjike 2004
Ky edicion i festivalit mbahet në Kosovë dhe shënon nivele të larta audience, duke u transmetuar drejtpërdrejtë në RTV 21, TV Klan dhe radio NRG. E ftuar, këngëtarja Samanta Fox.
 
Kenga Magjike 2005
Është cilësuar si festivali i ndryshimeve të mëdha, në formë dhe përmbajtje. Plot emocione dhe supriza janë përcjellë tri netët e festivalit, i prezantuar nga Ardit Gjebrea dhe Denada Dajlani.
 
Kenga Magjike 2006
Muzikë cilësore dhe artistë të vërtetë. Në këtë edicion festivali “Kënga Magjike” njohu 44 këngëtarë, nga të cilët 19 mbërritën në natën finale. Surprizë e festivalit është përshëndetja e tenorit, Saimir Pirgu.
 
Kenga Magjike 2007
Festivali që theu të gjitha rekordet e transmetimit televiziv të një eventi muzikor në Shqipëri. TV Klan, RTV 21, Alsat –Maqedoni, Ora News, STV, Ballkanika Music Television, Radio 21 dhe Radio NRG, transmetojnë drejtpërdrejtë festivalin “Kënga Magjike”.
 
Kenga Magjike 2008
Festivali shënon 10-vjetorin e tij, duke u kthyer në një tribunë të muzikës dhe artistëve të vërtetë. Skenografia realizohet nga mjeshtri i RAI-t, Gaetano Castelli.
 
Kenga Magjike 2009
Edhe këtë vit shënohet një pjesëmarrje mbarëkombëtare e artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Muzikës cilësore i shtohet edhe sharmi i dy prezantueseve, Karmen Gjani dhe Katia Kongoli, njëra rumune dhe tjetra ukrainase.
 
Kenga Magjike 2010
Festivali “Kënga magjike” 2010 u zhvillua në sallën e Pallatit të Kongreseve në datat 18, 19 dhe 20 nëntor. Një garë e fortë këngësh dhe performancash muzikore, ndërkohë që artistët tashmë votojnë njëri-tjetrin në mënyrë të hapur.
 
Kenga Magjike 2011
54 artistë të rrymave të ndryshme marrin pjesë në fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2011”. Netët finale mbahen në Pallatin e Kongreseve në datat 17, 18 dhe 19 Nëntor. E ftuar speciale dhe bashkëprezantuese, aktorja turke Songül Öden.
 
Kenga Magjike 2012
Një festival i konsoliduar, që dominohet nga artistë të njohur dhe të afirmuar. Muzikë cilësore dhe performanca origjinale, ndërkohë që votat e artistëve vijojnë të përcaktojnë fituesin.
 
Kenga Magjike 2013
Erdhi me nje skenografi madhështore nga mjeshtri Gaetano Castelli dhe shënon pjesëmarrje të gjerë të artistëve të njohur e të rinj, duke sjellë risi në muzikën shqiptare. Në skenë, bashkë me prezantuesin Ardit Gjebrea, ngjiten dy vajza të cilave për herë të parë u jepet kjo mundësi; Mariela Bërliku dhe Evisa Larti. Përgjatë tri netëve të festivalit, pjesë e pandarë e tij janë bërë aktorët e humorit Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri.
 
Kenga Magjike 2014
Fitues të edicionit të 16-të festivalit Aurela Gaçe dhe Young Zerka. Në vend të dytë është renditur këngëtari Vedat Ademi, ndërsa të tretin Rosela Gjylbegu. Skenografia e realizuar për të pestën herë nga mjeshtri italian i RAI-it Gaetano Castelli. Publiku ka mundur të shijojë praninë e Pippo Baudos dhe këngëtares Anna Oxa. Pjesë e prezantimit të këtë festival, kanë qene edhe Nevina, Marsela, Rudi, Albi e Mateo, 5 të rinj të talentuar nga kanali MAD TV.
s
Festivali Kenga Magjike 2015
Rregullat e pjesemarrjes
 
 
1. Kenget duhet te jene origjinale, te padegjuara me pare dhe te krijuara enkas per Kenga Magjike 2015.
 
2. Datat e pranimit te kengeve jane 2 dhe 3 Shtator 2015, vetem prane TV Klan – Shqiperi dhe jo me poste elektronike.
 
3. Ne festivalin Kenga Magjike, mosha e artisteve interpretues eshte 16 - 60 vjec.
 
4. Ne Festivalin Kenga Magjike 2015, artistet interpertues kendojne “Live„ mbi bazen orkestrale te regjistruar me pare. Ne bazen orkestrale lejohen vetem zerat shoqerues (backvocals) dhe jo ze solistik.
 
5. Te drejtat e kengeve per botim dhe publikim, jane e drejte ekskluzive e Producentit te Festivalit Kenga Magjike, pa cenuar te drejten e Autorit dhe interpretuesit qe u mbeten autoreve pjesemarres dhe interpretuesit ne gare.
 
6. Kenget pjesemarrese ne Festival u nenshtrohen kontrates se bashkepunimit mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres, qe kane te drejta te firmosin mbi pronesine e kenges, ose ne emer te producenteve te tyre.
 
7. U sugjerojme artisteve pjesemarres qe nuk kane eksperience te meparshme ne Festival, ose artisteve te cilet jane te lidhur tashme me producente dhe kane nenshkruar kontrata me ta, te njihen me pare me kontraten mes Producentit te Festivalit dhe artisteve pjesemarres per te mos nisur nje pune, e cila mund te mbetet ne mes te rruges, per shkaqe te mos njohjes se pikave te kontrates se bashkepunimit. Kontraten e bashkepunimit ja u veme ne dispozicion me paraqitjen tuaj ne zyrat e Produksionit te Kenga Magjike, ne Tv Klan (Shqiperi) nga dita e marte e cdo jave deri diten e premte, ora 11.00 – 13.00 deri ne daten 26 Qershor 2015.
 
8. Kenget duhet te jene te paraqitura ne Compact Disc, si produksion i perfunduar, shoqeruar nga teksti perkates dhe baza e tyre orkestrale.
 
9. Artistet e rinj apo grupet qe nuk kane marre pjese me pare ne kete eveniment, duhet t’i beshkengjitin kenges se tyre edhe nje foto.
 
10. Kenget e paraqitura ne CD mbeten prove dokumentare e organizatoreve te festivalit dhe nuk u kthehen artisteve.
 
11. Kenget qe nuk seleksionohen ne festival mbeten te lira per t’u shfrytezuar nga ana e artisteve.
 
12. Nje interpretues ka te drejte te interpretoje vetem nje kenge ne Festival.
 
13. Studiot e prodhimit dhe autoret jane te lire te paraqesin kenge pa limit ne Festivalin Kenga Magjike 2015.
 
14. Kenget e pranuara do te paraqiten ne fazen e pare ne programin “E diela Shqiptare„ – sezoni: shtator – nentor 2015. Kenget e kualifikuara, me pas paraqiten ne fazen e dyte: ne netet finale te Kenga Magjike: 3, 4 dhe 5 Dhjetor 2015.
 
15. Artistet interpretues jane ne dispozicion te datave qe i komunikon produksioni televiziv per interpretimin e kenges ne nje nga te dielat e fazes se pare qe nga data 19 shtator – 29 nentor 2015, si dhe ne netet finale ne rast kualifikimi, perfshire ditet e provave.
 
16. Ne Kenga Magjike 2015 votimi i kengeve per ne naten finale do te behet sipas tradites. Ai do te jete i hapur, kengetaret do t’i deklarojne vete votat e tyre.
 
17. Produksioni i Festivalit, per artistet qe jetojne jashte kufijve tokesore te Shqiperise, u merr persiper shpenzimet e qendrimit dhe ushqimit ne Tirane, vetem per ditet e komunikuara nga produksioni, ku artisti duhet te paraqitet per fazen e pare dhe ne rast kualifikimi ne te dyten.
 
18. Per artistet qe jetojne jashte kufijve tokesore te Shqiperise, ne rast kualifikimi, Produksioni i Festivalit nuk merr persiper asnje shpenzim, pervec artistit titullar qe interpreton kengen.
 
 
 
Extra
  Rregullat e pjesemarrjes!
 
 
 
Degjo i pari kenget e festivalit duke shkarkuar aplikacionin tone mobile (Android).
 
  Mbeshtesin festivalin
     
 
  Galeria
     
 
Sondazh
Cfare do t'ju pelqente te gjenit ne faqen ne internet te "Kenga Magjike"?
 
Me shume foto
Me shume video
Pak Gossip
Eventet e Kengetareve
 
 
 
 
   
Copyright © 2013 - Kenga Magjike. All Rights Reserved.  
Vizito faqet e sponsorave tane!
Created by IMPULS